Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, ka paralajmëruar se rikthimi i Demarkacionit do ta rikthejë gazin lotsjellës në Parlament. Gjatë një interviste për “Zëri” ai ka folur edhe për Gjykatën Speciale, duke thënë se pasi kjo e fundit “është një gjykatë e padrejtë” kushdo që ka luftuar për lirinë e Kosovës do të duhej të ndihej i rrezikuar.
Lëvizja “Vetëvendosje” do ta kundërshtojë deri në zhbërje Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi dhe aktivitetet në këtë drejtim do të koordinohen edhe me subjektet e tjera opozitare për të mos e lejuar kalimin e kësaj Marrëveshjeje në Kuvend.
Kështu ka deklaruar deputeti i subjektit më të madh opozitar, Rexhep Selimi, duke shtuar se nuk e përjashtojnë as mundësinë e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend për të mos e lejuar kalimin e Demarkacionit.
Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Rexhep Selimi, ka folur edhe për mundësinë e ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale, duke thënë se personalisht asnjëherë nuk është ndier i rrezikuar nga drejtësia, por, siç ka thënë ai, nga padrejtësia ndihet i rrezikuar edhe tani.
“Përderisa Gjykata Speciale është e padrejtë, do të duheshit të ndiheshit të rrezikuar edhe ju, edhe të gjithë qytetarët e Kosovë, në veçanti kushdo që ka luftuar për lirinë e Kosovës. Po të kishte drejtësi, unë nuk do të ndihesha i rrezikuar. Nga padrejtësia rreziku vjen për të gjithë”, ka deklaruar Selimi.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...