Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se zhdukja e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit ka të bëjë me një rrjet të krimit të organizuar.
“Buxheti dhe Thesari i Shtetit kuptohet në dorë të kujt ka mbetur, ka mbetur në dorë të atyre të cilët e manifestuan dje se ka qenë një krim i organizuar, pra të kriminelëve. Sepse po të mos ishte krimi i organizuar nuk do të ndodhte kjo”.
“Mendoj që policia e di që ka të bëjë me një rrjet ose grup, i cili me ndërmarrje të përbashkët kriminale ka kryer një vjedhje të tillë, një grabitje të Thesarit. Është një rrjet i organizuar që e ka bërë një gjë të tillë, ku i del koka të jetë do të presim. Kjo e tregon edhe një herë brishtësinë e kësaj administrate shtetërore, e cila ka mbet fare pa përkujdesje nga Qeveria e Kosovës”.
“Ky krim unë nuk jam duke thënë se është bërë me dijeninë e Ministres së Financave, Hykmete Bajrami dhe të Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, por është bërë nën përgjegjësinë e tyre. E dyta nuk është vetëm arrestimi i një personi, por siç thonë ekspertët pa qenë disa nuk bëhet një gjë e tillë”.
Selimi në Rubikon ka deklaruar se Hykmete Bajrami, duhet të japë dorëheqje pas asaj që ka ndodhur në Thesarin e Shtetit.
“Ka shumë e shumë arsye që të mos vinte deri tek ajo që të jepte dorëheqje, por si duket e kanë harruar dorëheqjen këta njerëz. Kanë harruar se ka përgjegjësi dhe dorëheqje, dhe kjo do t’i bënte më fisnikë duke mos ua hequr përgjegjësinë që ne t’i kuptonim se kanë gabuar”.
“Por, mosdorëheqja është pjesëmarrje në diçka që po rrjedh dhe po ndodh. I bëj gati bashkëfajtorë nëse nuk ka institucione të dorëheqjes”.
Kur Vetëvendosje ishte në qeverisje, opozita ishte kërkuar që të japë dorëheqje Arben Vitia, ministër i atëhershëm i Shëndetësisë, kjo u bë për shkak se Qendrën e Studentëve një person ishte hedhur nga lartësia. Në atë kohë kjo qendër ishte shndërruar në karantinë për ata që hynin në Kosovë nga jashtë.
Selimi për këtë tha se duhet të pritet deri në fund kur të dalin rezultatet nga Komisioni Hetimor për këtë rast.
“Hetimet po vazhdon një Komision Hetimor, do të çuditemi me disa fakte që po nxjerrin deputetët, ata po vazhdojnë t’i intervistojnë njerëzit, me padurim po e pres të dalin ato se çka është deklaruar atje”.
“Ky është një rast i ndjeshëm, njerëzit janë nën dhimbje, do të presim rezultatet e Komisionit Hetimor”.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...