Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, është i bindur se rrëzimi i Kurtit po tentohet të bëhet për t’u arritur marrëveshja për ndarjen e Kosovës.
Selimi, në RTV Dukagjini ka thënë se LDK me mocion mosbesimi po i fut Vetëvendosjes thikë pas shpine.
Ai thotë se Vetëvendosje në këtë kohë ka qenë e fokusuar për t’u përballur me luftën ndaj coronavirusit.
I pari i deputetëve të Vetëvendosjes thotë se Kosovën e pret një marrëveshje e keqe por sipas tij “sa të jetë Vetëvendosje në qeveri nuk do të lejohet kjo marrëveshje”.
“Dakordimet paraprake mes Thaçit e Vuçiqit kanë të bëjnë me ndarjen e brendshme të Kosovës. Pra marrëveshja që po na serviret ka të bëjë me territore, me ndarjen e Kosovës dhe i gjithë problemi qëndron në atë pikë. Kosova po shkon drejt asaj marrëveshje që ka të bëjë me territore. Kjo marrëveshje nuk mund të implementohet duke qenë Vetëvendosje në qeveri”.
Selimi thotë se për shkak të qëndrimit të Vetëvendosjes kundër kësaj marrëveshje, po bëhet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë.
Ai thotë se kjo marrëveshje është e sponsorizuar nga Thaçi dhe Vuçiqi, por mund të ketë edhe aktor e faktorë tjerë.
“Nga kushdo që vjen një marrëveshje për ndarjen e Kosovës, për Vetëvendosjen është e papranueshme”.
I pyetur nëse ky opsion vjen nga Amerika, si do të vepronte Vetëvendosje, ai është përgjigjur:
“Nga kushdo që vjen opsioni për ndarje për mua do të duhej të ishte e papranueshme”.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...