Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka komentuar veprimin e deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberit, pas vendosjes së flamurit shqiptar në institucionin në fjalë.
Selimi ka thënë se “kjo është hera e dytë që kuvendi serb që po dridhet nga një shqiptar”, duke iu referuar edhe fjalimit të mbajtur të Kamberit përgjatë kohës sa po zgjedhej legjislatura e re në Serbi, shkruan Gazeta Express.
Ai, përmes ‘Facebook’-ut të tij ka thënë se simbolet kombëtare janë e drejtë primare në secilën konventë ndërkombëtare.
“Hera e dytë që Kuvendi i Serbisë dridhet nga zëri i një shqiptari. Deputeti shqiptar Shaip Kamberi, kërkon të drejtat legjitime të identitetit për shqiptarët që jetojnë në Serbi. Këto të drejta janë parësore në cilëndo konventë ndërkombëtare, të cilat po u mohohen shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga qeveria serbe”, ka thënë ai.
Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi ka reaguar sërish pasi atij nuk i është lejuar të mbajë flamurin kombëtar në Kuvendin e Serbisë.
Kamberi ka thënë se Serbia mbetet i vetmi shtet në rajon që e ndalon përdorimin e simbolit kombëtar për pakicën e vet, përmes ligjit për minoritete.
“Përderisa pakica kombëtare serbe përdor ligjshëm flamurin në Graçanicë, Kumanovë e Kotor; flamuri shqiptar ndalohet në Luginën e Preshevës. Barazia nuk duhet ndërtuar duke ia ndaluar pakicave kombëtare përdorimin e simboleve të tyre kombëtare. Prandaj sot vendosa flamurin shqiptar në parlament, krahas flamurit serb”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka thënë se ligji për minoritete duhet të ndryshohet në Serbi.
“Flamuri shqiptar të legalizohet dhe të valojë në Luginë, ashtu sikurse po valon ligjshëm flamuri serb në Graçanicë, Kotor dhe Kumanovë. Simbole të ligjshme kombëtare për çdo pakicë kombëtare në rajon, pa dallim”, thotë ai.
Kamberi ka pohuar se barazia në të drejta është parakusht për paqen rajonale.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...