Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është institucioni më i besueshëm e pas saj është Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Në bazë të një ankete të realizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, del se besueshmëria në parandalimin e korrupsionit e qytetarëve në institucionet korrektuese është e lartë dhe renditet e dyta pas Forcës së Sigurisë së Kosovës, transmeton arbresh.info.
Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se ky rezultat është falë angazhimit të Drejtorit të SHKK-së, Nehat Thaçit dhe ekipit të tij.
Ndër të tjera ai ka shkruar se shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit mbeten përkushtimi ynë i përhershëm.
Postimi i plotë i Selimit, pa ndërhyrje:
“Në anketën e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, del se besueshmëria në parandalimin e korrupsionit e qytetarëve në institucionet korrektuese është e lartë dhe renditet e dyta pas Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ky rezultat është falë angazhimit të Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z.Nehat Thaqi dhe ekipit të tij të cilët po vazhdojnë të bëjnë punë të palodhshme edhe në luftën kundër pandemisë Covid-19. Shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit mbeten përkushtimi ynë i përhershëm”, ka shkruar Selimi./Arbresh.info
Në anketën e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, del se besueshmëria në parandalimin e korrupsionit e qytetarëve…
Posted by Selim Selimi on Wednesday, 23 December 2020
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë