Selimi: Pas FSK-së, Shërbimi Korrektues institucioni më i besueshëm

12:20 | 23 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është institucioni më i besueshëm e pas saj është Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Në bazë të një ankete të realizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, del se besueshmëria në parandalimin e korrupsionit e qytetarëve në institucionet korrektuese është e lartë dhe renditet e dyta pas Forcës së Sigurisë së Kosovës, transmeton arbresh.info.

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se ky rezultat është falë angazhimit të Drejtorit të SHKK-së, Nehat Thaçit dhe ekipit të tij.

Ndër të tjera ai ka shkruar se shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit mbeten përkushtimi ynë i përhershëm.

Postimi i plotë i Selimit, pa ndërhyrje:

“Në anketën e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, del se besueshmëria në parandalimin e korrupsionit e qytetarëve në institucionet korrektuese është e lartë dhe renditet e dyta pas Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ky rezultat është falë angazhimit të Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, z.Nehat Thaqi dhe ekipit të tij të cilët po vazhdojnë të bëjnë punë të palodhshme edhe në luftën kundër pandemisë Covid-19.  Shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit mbeten përkushtimi ynë i përhershëm”, ka shkruar Selimi./Arbresh.info

Në anketën e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, del se besueshmëria në parandalimin e korrupsionit e qytetarëve…

Posted by Selim Selimi on Wednesday, 23 December 2020

Të ngjashme