Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi nuk është i penduar pse kjo parti zgjodhi partner të vetëm LDK-në.
Selimi, në RTV Dukagjini ka thënë se me LDK-në kanë arritur qëllimin që partitë e bllokut PAN ti dërgojnë në opozitë.
“Ne nuk kemi gabuar që kemi përzgjedhur LDK-në si aleatë të vetëm. Madje kemi guxuar të heqim dorë edhe nga strategjitë. Shumëkush na ka thënë se LDK do ta keqpërdorë pozicionin tonë. Le ta keqpërdorë. Ne kemi qenë të sinqertë edhe me LDK-në edhe me opinionin. Edhe nëse nuk do të pranonte LDK partneritet, ne do të shkonim në zgjedhje”.
Selimi thotë se është çështje e LDK-së nëse ata janë penduar për koalicionin.
“Vetë zoti Mustafa ka shprehur një keqardhje për koalicionin me LDK-në, por është çështje e tyre ëpr këtë gjë, por ne nuk jemi penduar për koalicionin me LDK-në”, tha ndër të tjera Rexhep Selimi.
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban