Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se qeveri e re do të dërgojë para ligjin për konfiskimin e pasurisë së paluajtshme.
Selimi, në “Debat Plus” i, ka thënë se është gabim të thuhet se vota në zgjedhjet e 6 tetorit ka qenë kundër komandantëve të luftës.
Ai ka thënë se PDK humbi zgjedhjet për shkak të së tashmes e jo për shkak të së kaluarës.
Ish-pjesëtari i UÇK-së thotë se PDK-ja ka përdorur vlerat e UÇK-së për t’u përballur me tjerët në politikë.
“PDK në zgjedhjet e para të pasluftës nuk ka pasur më shumë se 10 deputetë që kanë të përfshirë në luftë. Në atë kohë PDK ka pasur 29 apo 30 deputetë”.
Selimi thotë se do të bëhet ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Ai thotë se është abuzuar edhe me emrin e tij se gjoja është milionerë.
“Në kohën kur jam akuzuar unë kam qenë deputeti i 104 nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës. Unë e sfidojë opinionin me deklarim të pasurisë. Nëse nuk është kështu unë jap përgjegjësi politike e morale”.
Selimi thotë se nuk është se të gjithë ata që kanë qenë në luftë janë bërë milionerë nga lufta.
“Kam shumë kolegë deputetë edhe nga partitë oponentë që s’kam çfarë t’u them për pasurinë e tyre të fituara”.
I pari i deputetëve të Vetëvendosjes thotë se pasuria e tij nuk ka ngritje por vetëm zbritje viteve të fundit.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...