Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje njëherit anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rexhep Selimi është shprehur jo aq optimist që Projektligji për FSK-në do të sillet në Kuvendin e Kosovës për t’u votuar. Kjo për shkak që ai thotë se nuk i beson shumë këmbëngulësisë dhe vendosmërisë së presidentit Thaçit në këtë rrugë, duke parë një kundërshtim të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ne si opozitë rolin tonë do ta kemi tashmë në Komisione Parlamentare, theksoj nëse vjen ky ligj në Komisione Parlamentare dhe po ashtu do ta kemi rolin tonë dhe votën tonë në seancë nëse vjen në seancë një projektligj i tillë, e them nëse vjen, sepse për shkak që nuk i besoj shumë këmbëngulësisë dhe vendosmërisë së Thaçit në këtë rrugë e aq më tepër kur ka një kundërshtim kaq të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sidomos përmes Ambasadës së tyre këtu në Kosovë”, ka deklaruar Selimi, në një intervistë për Ekonomia Online .
Deputeti Selimi iniciativën e presidentit Thaçi e konsideron si pjesë të agjendës elektorale të këtij të fundit.Ndërsa, sa i përket përkrahjes që Vetëvendosje ka thënë që do t’i jep këtij projektligji Selimi ka theksuar se e kanë mbështetur parimisht duke thënë që me analizat që janë duke i bërë këtij projektligji kanë hasur në shumë probleme sa i përket strukturës dhe që thotë se nuk janë të rastësishme.Ai ka pohuar se presidenti Thaçi në nenin 4 dhe 5 të Ligjit për FSK-në ka dashur ta kontrabandojë.
“Në ndërkohë ne i kemi bërë të gjitha analizat, e kemi proceduar në komitetin tonë të sigurisë të Lëvizjes Vetëvendosje projektligjin, përveç pikës të nenit 4 dhe nenit 5 ku gjatë boshtit të këtij ndryshimi kemi hasur shumë probleme ne strukturën e ligjit.Pra në skeletin e ligjit probleme të cilat duket që nuk janë të rastësishme për shkak që duket se Thaçi dhe që janë në hijen e ndryshimeve në nenin 4 dhe 5 ka dashur të kontrabandojë në kuadër të këtij ligji edhe kompetencat që nuk i takojnë atij dhe që janë më shumë kompetenca të shteteve jodemokratike për një president”, ka thënë ai.
Kurse, sa i përket asaj se cilat do të jenë veprimet e tyre në rast se Qeveria e vendit e procedon në të njëjtën ditë për në Kuvend edhe Projektligjin për FSK-në edhe Demarkacionin Selimi ka theksuar se do ta kundërshtojnë demarkacionin e do ta votojnë shndërrimin e misionit të FSK-së në mision ushtarak.
“Normalisht ne nuk kemi ndryshuar qasje, sepse ne edhe kur kanë ardhur ndryshimet kushtetuese në vitin 2014 që avancon FSK-në, në Forcë të Armatosur e kemi mbështetur pavarësisht që edhe atëherë edhe sot pushteti ka dashur që ne t’i kundërshtojmë ato. Pra ne do ta zhgënjejmë pushtetin e do t’i mbështesim ato”, ka pohuar Selimi.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...