Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka deklaruar se LVV’ja nuk do të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës por ka lënë të kuptohet se janë të gatshëm për një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ndërsa sa i përket kandidatit për kryeministër, Selimi thotë se Albin Kurti do të jetë kandidat i tyre dhe se këtë e kanë pranuar të gjithë.
Ai deklaroi gjithashtu se partia në të cilën gjendet ai e ka frikën se shtyrja e datës për shpërbërjen e kuvendit, për shkak se PDK’ja mund të tentojë arnimin e ndonjë qeverie.
“Duke e parë që faktorë brenda koalicionit të deritanishëm qeverisës kanë kërkuar kohë më shumë, kemi njëfarë rezerve që subjekti i caktuar politik duke mos qenë i gatshëm që të shkojë në zgjedhje do të tentojë që ta dështojë seancën për t’i hapur rrugë diçkaje që është e papranueshme për ne, siç është arnimi i një qeverie të caktuar” deklaroi Selimi për RTV 21.
Ndërsa sa i përket postit të kryeministrit në rast të ndonjë koalicioni me LDK’në, ai deklaroi se mediat dhe publiku e kanë rritur këtë çështje, por sipas tij është e drejtë për shkak se duan ta dinë kush do të jetë kryeministër i vendit.
“Çështja e postit të kryeministrit është çështje e shtyrë prej opinionit dhe mediave për ta ditur më herët, që është e mirëpritur pse jo, sepse duan ta dinë se kush është kandidat për kryeministër“ tha Selimi
Ndërsa në rast të ndonjë bashkëpunimi me LDK’në, Selimi tha se kandidat për kryeministër duhet të jetë Albin Kurti e jo dikush nga partnerët e tjerë.
“Kandidati jonë për kryeministër është ai që ka qenë herën e kaluar dhe kjo është normal, është evidente, por sa i përket bashkëpunimeve me subjektet tjera politike ne mendojmë që duhet të ndodhë ndryshimi, dihet tashmë se kush e bën ndryshimin, por për kandidatin për kryeministër edhe partnerët edhe aleatët tonë janë pajtuar që ndryshimi vjen me kryeministër Albin Kurtin, si përfaqësues i ndryshmeve dhe kandidat i LVV” tha ai.
Selimi gjithashtu shtoi se me rëndësi është që “PDK’ja dhe aleatët e saj duhet të kalojnë në opozitë se është bërë tepër”
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut