Google ADS

Selimi: Në zyrën presidenciale kemi një njeri manipulant

11:24 | 11 Prill 2017
Arbresh.info

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka thënë në seancën e sotme se sot do të duhej të ishte pikë e rendit të ditës Projektligji për FSK-në.

Selimi tha se edhe këtë herë presidenti Hashim Thaçi nuk e mbajti fjalën dhe kërkoi nga ai që të jap dorëheqje, shkruan arbresh.info.

“Në zytrën presidenciale kemi një njeri manipulant, një njeri i cili po vazhdon të luhet me diçka që nuk luhet, me sigurinë  e vendit e rrjedhimisht me sovranitetin e Kosovës. Ai patë dhënë një premtim, dorëheqjen në vetëm po ia kujtojmë duke e ditur se ai asnjëherë nuk e mban fjalën. Dorëheqja e këtij njëriu do të duhej të vinte si pasojë e kësaj rrjedhoje”, ka thënë Selimi./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme