Google ADS

Selimi në Uashington: Kërkon që gjyqtarët e prokurorët amerikan të vijnë në Kosovë

10:31 | 2 Shtator 2020
Arbresh.info

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi po qëndron në ShBA për takimin e 4 shtatorit në Uashington, konkretisht në Shtëpinë e Bardhë. Por dy ditë para takimit, Selimi ka nisur takimet me përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë.

Të mërkurën u takua me Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë̈ së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga ai ka kërkuar që gjyqtarët amerikanë të vijnë në Kosovë dhe të ndajnë përvojën me gjyqtarët kosovarë.

“Për fuqizimin e sistemit të drejtësisë̈ mbetet e pazëvendësueshme përkrahja e miqve amerikan. Në Uashington, me ministren Haradinaj-Stublla patëm një̈ bashkëbisedim të frytshëm me Bruce Sëartz nga Departamenti i Drejtësisë̈ së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin e falënderova për tërë vullnetin dhe investimin amerikan për konsolidimin e drejtësisë në Kosovë, që ka rezultuar të jetë shumë i suksesshëm”, ka shkruar Selimi.

Ai tha se e ka informuar Sëarts për reformat në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

“Në rrjedhë të takimit, e informova z. Sëartz për ecurinë e reformave në sistemin e drejtësisë̈ dhe diskutuam për mundësinë̈ e zgjerimit të bashkëpunimit për ngritjen e kapaciteteve të gjyqësorit dhe prokurorisë̈ në Kosovë, që mund të implementohet duke sjelle përvojën direkte të gjyqtarëve dhe prokurorëve amerikanë tek ata kosovarë. Kosova është e bekuar që ka përkrah ShBA-në dhe miqësinë me të do ta kultivojë si vlerën më të çmuar të saj”, ka shkruar Selimi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme