Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e lartë të USAID për Evropën dhe Euroazinë, Brock Bierman.
Ministri Selimi vlerësoi lartë kontributin e USAID-it, me theks të veçantë në fushën e drejtësisë dhe në avancimin e infrastrukturës ligjore, ndërsa tha se ky mision mbetet partner i qëndrueshëm i Republikës së Kosovë.
“Shtetet e Bashkuara i kanë qëndruar në krah Kosovës në kohërat më të vështira dhe po na qëndrojnë afër edhe sot, me ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer në të gjitha fushat për zhvillim dhe fuqizim të shtetit. Roli i USAID-it në Kosovë është i rëndësisë së veçantë”, tha ministri Selimi.
Gjatë takimit, ministri Selimi ka folur për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, agjendën legjislative, duke veçuar këtu themelimin e Gjykatës Komerciale, e cila sipas tij është një shtyllë e rëndësishme e sistemit të drejtësisë që lehtëson të bërit biznes dhe nxit investimet e huaja në Republikën e Kosovës.
“Ndër objektivat më të rëndësishme të cilën po e shtyjmë përpara është ligji për Gjykatën Komerciale, krijimi i së cilës do të rrisë efikasitetin e trajtimit të lëndëve komerciale, do të ndihmojë në krijimin e një ambienti më të volitshëm për bizneset vendore, por edhe për tërheqjen e investitorëve të huaj. Gjykata Komerciale është projekt me prioritet për ministrinë time dhe hap shumë i rëndësishëm për ekonominë tonë, andaj falënderoj USAID-in, që ka qenë forcë kyçe prapa saj”, ka deklaruar ministri Selimi.
Ministri Selimi dhe z. Bierman kanë diskutuar edhe për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit me USAID-in dhe Ministrinë e Drejtësisë, për çka është siguruar nga përfaqësuesi i lartë i kësaj agjencie për mbështetje të mëtejmë në sektorin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Ndër tjerash, në takim është diskutuar edhe për situatën e krijuar nga Covid-19, me ç’rast ministri Selimi i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga USAID për menaxhimin më efikas dhe për zbutjen e pasojave të pandemisë në Kosovë./arbresh.info/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...