Koalicionin e Vetëvendosjes me PDK-në dhe LDK-në, deputeti Rexhep Selimi po e sheh të pamundshëm, ngaqë, sipas tij, pikërisht këto dy parti janë problemi.
“Vetëvendosje do t’i prijë ndryshimit, e ndryshimi nuk bëhet duke i ricikluar problemet e deritanishme. PDK-ja, LDK-ja e Lista Serbe, kanë sjelle këtë situatë të keqe dhe të dëmshme për Kosovën. Ne nuk mund të shkojmë drejt objektivave duke ricikluar problemin, e pikërisht ky pushtet është problemi” ka thënë Rexhep Selimi në një intervistë në Ballë Për Ballë të Klan Kosovës.
Tutje Selimi e ka cilësuar si të suksesshëm koalicionin aktual në qeverisje lokale të VV-së me AKR-në, në Mitrovicë si dhe ka thënë që Shpend Ahmeti ka krijuar një koalicion të mirë me qeverisjen e Prishtinës.
Sa i përket koalicionit në nivel qendror ai ka deklaruar që Vetëvendosje është duke negociuar me subjekte jo parlamentare.
“Ne jemi në negociata të përhershme me subjekte jo parlamentare, dhe emra të njohur që pritet të vijnë në politikë. Më 11 qershor duhet të ndodhë ndryshimi e ai nuk mund të ndodh me të njëjtit njerëz që ishin në pushtet” ka thënë Rexhep Selimi.
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...