Google ADS

Selimi: Mustafa i frikësohet mocionit por edhe më shumë zgjedhjeve

14:01 | 7 Maj 2017
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi konsideron se kryeministri i vendit- Isa Mustafa po i frikësohet mocionit dhe më shumë se kaq ai po iu frikësohet edhe zgjedhjeve.

“Deklarimi i tij se nuk i frikësohet mocionit është i pavërtetë. Madje ai po duket në panik për këtë gjë. Mustafa i frikësohet mocionit por edhe më shumë se kaq ai iu frikësohet zgjedhjeve”, ka thënë Selimi në një prononcim për Indeksonline.

Nga ana e tij, Mustafa ka deklaruar se në asnjë rast LDK nuk i frikësohet mocionit dhe nuk kanë pse shqetësohen ndaj asnjë mocioni të askujt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme