Google ADS

Selimi: Më mirë Mustafa jashtë Qeverisë se sa Çakorri jashtë Kosovës

16:34 | 21 Shkurt 2017
Arbresh.info

Komisioni Shtetërorë për matjen e territorit të Kosovës ka bërë të ditur se Kosova nuk humb territor në shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

Sipas raportimit të këtij Komisionit është theksuar se gjetjet e ekspertëve kanë treguar se Çakorri gjendet jashtë territorit të Kosovës.

Ndërsa i kontaktuar nga Indeksonline deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se në mënyrën se si po veprojnë Hashim Thaçi e Isa Mustafa me territorin dhe sovranitetin e Kosovës që ka të bëjë me demarkacionin e ‘Zajednicën’, Kosova mund të shkojë drejtë humbjes edhe të shtetësisë dhe pavarësisë së saj.

“Nëse sot këta thonë se Çakorri e vende të tjera të Rugovës po i takojkan Malit të Zi, atëherë nesër këta edhe mund të thonë se Kosova disi i takon Serbisë”, ka thënë Selimi.

Sipas Selimit, me këto veprime të fundit dhe veprimet e tjera duke falur e duke shitur pjesë të territori të vendit, pushteti , Thaçi-Mustafa është një pushtet i një qeverie të shiturish.

“Prandaj , më mirë Mustafa jashtë qeverisë sesa Çakorri jashtë Kosovës. Nëse këta tashmë janë të shitur, nuk duhet t’i lejojmë që ta shesin edhe Kosovën”, ka përfunduar Selimi.

Ndryshe duhet përkujtuar që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ishin ndër më të zëshmit kur vihej në pyetje demarkacioni me Malin e Zi, kështu duke vazhduar kundërshtimin e tij në të gjitha format e mundshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme