Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, duke iu referuar fjalimit të Presidentit Hashim Thaçi dje në Tiranë, ka thënë se kufijtë e Kosovës qenkan në rrezik sepse mbi një trup të shtrirë e të përkulur mund të kalojë shumëçka.
Në Samitin e Diasporës që u mbajt në Tiranë, Presidenti Thaçi ka thënë se pa kaluar mbi trupin e tij, nuk do të ndryshohen kufijtë e Kosovës.
“Thënia së cilës i është referuar pjesërisht Thaçi është ‘pa kaluar mbi trupin tim të vdekur’”, ka shkruar Selimi në Facebook.
“Siç duket Thaçi e paska pasur fjalën se pa kaluar mbi trupin e tij të gjallë nuk ndryshohen kufijtë e Kosovës”.
“Po del se kufijtë prapë qenkan në rrezik, sepse mbi një trup të shtrirë e të përkulur, sikur ai i Thaçit, kalon shumëçka”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të deputetit Selimi në Facebook.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=430145867809971&set=a.117435979080963&type=3&theater
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...