Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se përveç partisë së tij, partitë e tjera opozitare nuk janë të gatshme ta rrëzojnë qeverinë e vendit.
Sipas Selimit, Qeveria do të binte këtë javë, nëse partitë e tjera opozitare do të ishin po aq të vendosura sa VV’ja.
Ai ka thënë në televizionin T7, se mungon “një bashkëveprim, një koordinim” mes partive opozitare për ta rrëzuar qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
Selimi ka vlerësuar se partitë e tjera opozitare “s’janë të gatshme të shkojnë në zgjedhje”.
Ai ka akuzuar partitë e tjera opozitare për marrëveshje me qeverinë për shkuarjen në zgjedhje.
Sipas Selimit, deputetët e larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, tani pjesë e Partisë Socialdemokrate, po koordinohen me pushtetin për shumë iniciativa. /Express
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...