Sipas Rexhep Selimit të Vetëvendosjes, LDK-ja nuk mund të shkojë në opozitë në legjislaturën e ardhshme.
Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se Vetëvendosje do të diskutojë me LDK-në lidhur për një koalicion të mundshëm qeverisës.
Selimi vlerëson se e gjithë situata që është duke u zhvilluar do të vendoset nga LDK-ja.
“LDK ose do ta determinojë situatën e do na përkrahë, ose do të jetë shkaktare ta qojë vendin përsëri në zgjedhje e do ta përkrahë klanin PRONTO”, ka thënë ai. “Nëse nuk e përkrah mandatarin e dytë, LDK nuk shkon në opozitë por shkojmë në zgjedhje”.
Më herët gjatë ditës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kishte thënë se nëse LDK nuk arrin marrëveshje me ndonjë partner që i ofron pozitën e kryeministrit, kjo parti do të shkojë në opozitë.
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media