Selimi: LDK-ja e ka në dorë, Qeveri ose zgjedhje të reja (VIDEO)

20:47 | 23 Qershor 2017
M. A.

Njëri ndër figurat më me ndikim në Lëvizjen Vetëvendosje, anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Rexhep Selimi, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës, mund të përcaktojë se a do të shkojë vendi në zgjedhje apo do të formohet Qeveria.

Selimi tha se LDK është determinuese për Qeveri ose zgjedhje tjera.

“Ka faktorë determinues që a do të ketë qeveri apo të shkojë në zgjedhje. Determinues kryesor për këtë është Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha Selimi në Tribuna Channel.

Ai e ka pranuar se koalicionet kanë ndikuar gjithashtu në rritjen e VV-së.

Selimi ka thënë se Vetëvendosje sot është partia më e madhe politike në Kosovë.

Ai tha se PAN ka disa ditë kohë që ta formojë qeverinë, “nëse këtë nuk e bën, ne jemi gati për ta bërë atë”.

“PAN duket se nuk do të mund ta formojë qeverinë. Pra, ata nuk do t’i bëjnë 61 vota, dhe ne jemi të gatshëm që pastaj ta bëjmë”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme