Ish-ministri i Drejtësisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi, ka thënë se Kosova në bashkëveprim të ngushtë me ShBA dhe BE, duhet të fillojnë konsultimet me kërkesën për procesin e përmbylljes së Gjykatës Speciale në Hagë.
Selimi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “ledhatimi evropian në Këshillin e Evropës ndaj ‘arushës ruse’ në kurriz të së vërtetës sonë na e solli edhe ‘narrativin’ e kërkesën e mbrojtjes dhe dëshmimin e vlerave tona perëndimore si shoqëri e shtet në kërkim të ‘drejtësisë’ dhe ‘ballafaqimit me të kaluarën’ – ‘pastrimin e luftës së drejtë e çlirimtare të UÇK-së nga elementet dyshuese për ‘krime lufte’”.
Tutje Selimi thotë se e vërteta ishte dhe mbetet se duhej të plotësohen dëshirat e vullneti persekutues i Moskës dhe Beogradit që ishte adresuar kundër udhëheqësve të luftës sonë çlirimtare.
“Ky çmim i ‘drejtësisë ruse’ e jo i vlerave perëndimore duhet paguar nga Kosova, e për fabrikim të dëshmive kompetencat do t’i barte Moska e Beogradi. Këtë po e vërteton gjithnjë përmbajtja e akuzave në procesin gjyqësor të Hagës”, ka shkruar Selimi.
Postimi i plotë;
Kosova të kërkojë mbylljen e Gjykates Speciale
Kosova në bashkëveprim të ngushtë me ShBA dhe BE duhet të fillojnë konsultimet me kërkesen për procesin e përmbylljes së Gjykatës Speciale në Hagë.
Ledhatimi evropian në Këshillin e Evropës ndaj ‘arushës ruse’ në kurriz të së vërtetes sonë na e solli edhe ‘narrativin’ e kerkesën e mbrojtjes dhe dëshmimin e vlerave tona perëndimore si shoqëri e shtet në kerkim të ‘drejtësisë’ dhe ‘ballafaqimit me të kaluaren’ – “pastrimin e luftës së drejtë e çlirimtare të UÇK-së nga elementet dyshuese për ‘krime lufte”.
E vërteta ishte dhe mbetet se duhej të plotësohen dëshirat e vullneti persekutues i Moskës dhe Beogradit që ishte adresuar kundër udhëheqësve të luftës sonelë çlirimtare. Ky çmim i “drejtësisë ruse” e jo i vlerave perëndimore duhet paguar nga Kosova, e për fabrikim të dëshmive kompetencat do t’i barte Moska e Beogradi. Këtë po e vërteton gjithnjë përmbajtja e akuzave në procesin gjyqësor të Hagës.
Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës duhet të fillojnë së vepruari e të inicojnë përpjekjet institucionale për ndryshimet ligjore të nevojshme me qëllim të përmbylljes së kësaj gjykate të fabrikuar në Moskë e Beograd.
Në këto rrethana të reja është e pafalshme që Kosova të heshtë për këtë padrejtësi historike.
Kurtha dhe kompromisi mashtrues shumëpalesh me drejtesinë e agjendën e Putinit, në kurriz të së vërtetes sonë për luftën e udhëheqësit e UÇK-së në Gjykatën Speciale duhet të marrë fund!
Pas shpërfytyrimit agresiv e vrastar të Putinit e Rusisë në Ukrainë, miqtë ndërkombëtarë e kanë më të lehtë ta kuptojnë por edhe ta pranojnë mashtrimin, të vërteten dhe çmimin e padrejtësisë që Kosova sot po e paguan për llogari të ‘drejtesisë e barazisë’, të kërkuar pikërisht nga Beogradi e Moska e Putinit.
Lufta në Ukraine ka kthyer parimet e Nurembergut. Kjo luftë ka përmbysur konceptet e krimeve eventuale që i identifikon fituesin dhe humbësit.
Atëherë kur cenohen vlerat progresive e të demokracisë, legjitimiteti vie mbi legalitetin. Në fund të fundit edhe intervenimi i NATOs në Kosovë u bazua mbi legjitimitetin e jo mbi legalitetin./arbresh.info/
Mungesa e energjisë, Haradinaj: Kjo qeveri e territ
Hovenier: Laura dhe unë ishim të nderuar që Osmani na u bash...
Intervenim emergjent në një transformator, KOSTT: Një pjesë ...
KQZ pret afatet ligjore për certifikimin e Listës Serbe
Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 23-vjeçari në E...
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan