Çfarëdo qoftë kompromisi përmbyllës me Serbinë, do të jetë i dëmshëm vetëm për sovranitetin e Kosovës. Kështu thotë për arbresh.info deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Sipas tij, për derisa në krye të këtyre bisedimeve është presidenti, Hashim Thaçi dhe prapa tij qëndron një Ekip Negociator shumë i dobët, Serbia do të jetë në avantazh në kompromiset përfundimtare.
“Çdo kompromis me Serbinë në këtë situatë që jemi sot do të ishte e dëmshme dhe do të lëndonte pavarësinë dhe integritetin e Kosovës. Nuk ka kompromis që Serbia pranon me Vuçiqin në krye, që se lëndon sovranitetin e Kosovës. Prandaj kompromiset do të jenë vetëm në dëme të Kosovës,” është shprehur Selimi.
Ai përmend edhe avantazhet e Serbisë në këtë proces.
“Janë dy avantazhe që i ka Serbia në këtë proces. E para, është se në krye të këtyre bisedimeve e ka Thaçin dhe e dyta prapa Thaçit qëndron një Ekip Negociator shumë i dobët. Kosova s’ka platformë përderisa s’ka kërkesa,” vlerëson Selimi.
Kujtojmë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011, fillimisht për zgjidhjen e çështjeve teknike dhe më pas ka evoluar në dialog politik, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Aktualisht, Serbia ka ndërprerë dialogun, për shkak të taksës prej 100 për qind për mallrat e këtij vendi, të cilën masë e ka vendosur Qeveria e Kosovës, në nëntor të vitit të kaluar./V.Selimi/arbresh.info/
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...