Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, sot kanë zhvilluar një takim konstruktiv në të cilin u diskutua për situatën aktuale në sistemin gjyqësor, procesin e reformimit dhe funksionimit efektiv të këtij sistemi të drejtësisë.
Ministri Selimi duke folur për rëndësinë që kanë institucionet e drejtësisë dhe rolin e tyre, theksoi se forcimi i pavarësisë, transparencës dhe llogaridhënies së prokurorëve dhe gjyqtarëve, forcon njëherit edhe përgjegjësinë dhe performancës e tyre në ushtrimin e detyrës.
“Si ministër i drejtësisë, ju garantoj mbështetjen time në fuqizimin e të gjitha niveleve të gjykatave, pavarësimin e tyre, duke u siguruar për profesionalizëm të lartë, integritet dhe angazhimin e sa më shumë kapaciteteve profesionale të fushës” tha Selimi.
Gjatë takimit, po ashtu është diskutuar për themelimin e Gjykatës Komerciale si dhe për rritjen e kapaciteteve të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, me ç’rast ministri Selimi tha se zgjidhja e rasteve në këtë departament do t’i ipte impuls të madh ekonomik Kosovës.
Në anën tjetër, kryesuesi Çoçaj, ka falënderuar ministrin për bashkëpunimin e ofruar dhe njëherit e ka siguruar se mbeten të përkushtuar në avancimin e mëtejmë të agjendës për funksionimin e sundimit të ligjit në Kosovë./arbresh.info/
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...