Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar nga kryeministri i vendit Ramush Haradinaj pikërisht sot në 19 vjetorin e rënies së komandantit Mujë Krasniqi dhe 41 dëshmorëve që varrezat e dëshmorëve në fshatin Polac të rregullohen,shkruan arbresh.info.
Sipas tij, ato varreza sot e 19 vite janë të parregulluara dhe familjarët e dëshmorëve nuk kanë as ku të hedhin lule.
“Në fshatin Polac ku janë varrosur këta dëshmorë janë të gjitha varrezat të parregulluara. E di që ka pasur probleme të menaxhimit të kësaj çështje. Kërkoj nga kryeministri një angazhim për rregullimin e varrezave dhe menaxhimin e tyre. Kërkoj angazhimin tuaj kryeministër dhe llogaritni edhe në angazhimin tim. .Me 14 dhjetor 1998, ishin 141 luftëtarë që ishin nisur për të sjellë armë në Kosovë dhe 41 prej tyre kanë rënë aty e në fshatin Polac, janë varrosur këta dëshmorë e të tjerë, janë rreth 128 varreza të gjitha të parregulluara. Kanë vetëm nga një shenjë druri ku mezi emrat lexohen. Shpresoj që në 20 vjetorin e rënies së tyre familjarët e tyre edhe shokët, edhe ne bashkë të kemi ku të hedhim lule, sepse gjendja çfarë janë ato është ë pandershme’, ka thënë ai./arbresh.info/
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...