Selimi kërkon nga deputetët të sillen mirë me UÇK-në, sepse UÇK-ja s’e meriton një Projektligj të tillë

10:41 | 8 Tetor 2020
A Z

Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ndër pikat e shumta, të cilat kanë mbetur si të papërfunduara është votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi tha se, për hir të UCK-së, ky Projektligj duhet të trajtohet

“Pikërisht UÇK-ja nuk e meriton një projektligj të tillë, prandaj kërkojmë të trajtohet siç duhet. Propozimi ynë s’është kundër UÇK-së, por kundër abuzimit të emrit të saj, silleni sa herë të doni në Kuvend përgjigjen e njëjtë do ta  keni. Kërkoj nga ju të silleni më mirë me UÇK-në dhe jo t’ia bëni një zgjedhje të keqe menjëherë. Sjellja e keqe me UÇK-në nuk lejohet”, tha Selimi./arbresh.info/

#Video

Posted by Arbresh.info on Thursday, October 8, 2020

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme