Selimi: Kam marrë urime nga ish-kolegët që tash janë në PSD, nuk dua t’i përmend me emra

18:29 | 17 Tetor 2019
L G

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se ka pranuar urime për fitoren VV-së në zgjedhjet e 6 tetorit edhe nga ish-kolegët e tij, të cilët tashmë janë në PSD.

Ai këtë e ka bërë të ditur në një emision në RTK.

Megjithatë, Selimi nuk pranoj të tregoj se kush janë ish-kolegët e partisë të cilët e kanë uruar atë.

“Po kam marrë, por nuk do t’i përmend me emra. Nga  një prej tyre sa për hasret, kam marr një urim dhe i kam kthyer faleminderit. Kam marrë urime edhe nga kundërshtarët tjerë politikë”, u shpreh Selimi.

Ai, tha se për PSD-në është folur deri në këto zgjedhje, pasi pas tyre nuk do të ketë më çfarë të flitet për këtë subjekt politik.

“Unë kam thënë edhe më herët se deri në zgjedhjet e ardhshme mund të flasim për këtë subjekt politik, dhe pastaj nuk do të flasim, kështu që nuk kemi pse të flasim tash e tutje, sepse është histori e së kaluarës”, ka thënë Selimi.
Ai pohoi se në këto zgjedhjes qytetari i Kosovës ka votuar me laps shumë të mbrehtë.

Pasi me një votë e ka sjell ndryshimin,  dhe si pasoj se kësaj sot partitë që kanë qenë në pushtet janë në opozitë. Sipas tij,  përveç partive, edhe brenda subjekteve politike  qytetarët kanë  votuar me shumë kujdes,  duke i ndëshkuar disa prej tyre me mos dhënien e votës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme