Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, në konferencën e fundvitit ka thënë se ka pranuar kërkesa për mbështetje financiare nga ish-pjesëtarët e UÇK-së që janë të akuzuar të Gjykatës Speciale.
Ai ka thënë se shpreson që gjatë kësaj jave kërkesat do të adresohen dhe do të bëhet transferimi i mjeteve.
Selimi në konferencë ka folur për punën e tij gjatë vitit 2020,njofton klan kosova.
“Pavarësisht rrethanave të vështira të krijuara si pasojë e pandemisë, Ministria e Drejtësisë gjatë periudhës kohore qershor – dhjetor 2020 ka realizuar progres të dukshëm në shumë fusha brenda fushëveprimit të saj”.
“Ministra e Drejtësisë është angazhuar në zbatimin e prioriteteve strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës për fushën e drejtësisë dhe në realizmin e objektivave, programeve dhe projekteve sektoriale si pjesë e dokumenteve strategjike të saj”.
“Gjatë kësaj periudhe, është punuar në ndryshime substanciale të legjislacionit në sektorin e drejtësisë, duke rishikuar dhe hartuar Projekt-Kode, Projektligje, Koncept-Dokumente dhe akte tjera nënligjore. Po ashtu, vlen të theksohet edhe angazhimi në përmbushjen e kërkesave që dalin nga Agjenda Evropiane”.
“Duke qenë njëri nga prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, adresimi i llogaridhënies në sistemin e drejtësisë, për këtë, është dërguar në Qeverinë e Republikës së Kosovës, propozim/vendimi për themelimin e Grupit Punues për hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështje të reformës në sistemin e Drejtësisë, me qëllim të adresimit të Llogaridhënies duke përfshirë edhe Vettingun, i cili është aprovuar nga Qeveria me datë 15.07.2020”.
“Grupi Punues me përbërje gjithëpërfshirëse, i udhëhequr nga Shoqëria civile, dhe me përfaqësues nga të gjithë hisedarët e sistemit të drejtësisë, në rolin vendimmarrës, dhe me rol mbështetës të përfaqësuesve nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë, EULEX dhe Misioni i OSBE-së.ky grup tashmë e ka përfunduar punën dhe do t’i kemi edhe disa konsultime shtesë para se të marrim vendim, me cilin nga skenarët do të ecet tutje”.
“Rishikimi Funksional – qëllimi i këtij procesi është të ofroj një vizion gjithëpërfshirës strategjik për një sektor të konsoliduar të sundimit të ligjit, rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë, përshpejtimin e zhvillimit ekonomik, dhe përafrimin e Kosovës me Unionin Evropian”.
“Gjatë kësaj periudhe është shënuar nisja e fazës së tretë të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, gjegjësisht fazës së hartimit të Strategjisë Sektoriale për Sundimin e Ligjit. Tanimë e kemi draftin e Strategjisë Sektoriale për Sundimin e Ligjit, ky draft pritet të vihet në konsultime publike”.
Projekt kodet përkatësisht projektligjet, të cilat janë miratuar nga Qeveria janë:
Projekt Kodin Civil të Republikës së Kosovës,
Projektligjin për Pronën Publike,
Projektligjin për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj në Republikën e Kosovës, si dhe
Projektligjin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar për Çështje Penale.
Kurse të finalizuar janë:
Projekt Kodi i Procedurës Penale,
Projektligjit për Avokaturën Shtetërore,
Projektligjit për Provimin e Jurisprudencës,
Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,
Projektligji për Gjykatën Komerciale,
Projektligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,
Projektligjin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar për Çështje civile, si dhe
Projektligji për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Po ashtu është punuar në hartimin e disa koncept dokumenteve, si:
Koncept Dokumentin për Sanksionet e Shёnjestruara për Shkelësit e te Drejtave tё Njeriut;
Koncept Dokumentin për Fondin e Konfiskimit,
Koncept dokumentin për kompensimin e viktimave të krimit, si dhe
Koncept Dokumentin për ekspertizat gjyqësore.
Selimi ka thënë se sa i përket akteve nënligjore, janë finalizuar 10 sosh, përshirë edhe aktet nënligjore që ndërlidhet me obligimet që kemi si shtet në raport më të akuzuarit nga dhomat e specializuara, me c’ rast është themeluar edhe Komisioni për shqyrtimin e kërkesave të të akuzuarve nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
“Avokatura shtetërore – gjatë kësaj periudhe është punuar në avancimin e infrastrukturës ligjore, përkatësisht hartimin e Ligjit të ri për Avokaturën Shtetërore dhe të rregullores për organizim të brendshëm”.
Po ashtu, Avokatura Shtetërore ka përfaqësuar institucionet shtetërore në procedura gjyqësore në rreth 950 raste.
“Po është finalizuar baza e të dhënave, si dhe është drejt finalizimit faqja zyrtare e AVSH-së gjë që do ta rrisin transparencën e këtij institucioni”.
“Shërbimi Korrektues – ka qenë i angazhuar maksimalisht për të realizuar detyrat dhe përgjegjësitë e tij. Në këtë drejtim, SHKK ka punuar në angazhimin e infrastrukturës së saj ligjore, përmirësimin e kushteve për të burgosurit, si dhe avancimi i sigurisë për të burgosurit”.
“Kemi pasur një menaxhim të shkëlqyer të rrethanave të pandemisë, me çka ka rezultuar me një numër tejet të vogël të të burgosurve dhe stafit korrektues të infektuar”.
“Vlen të ceket se SHKK-ja së fundmi ka dalë të jetë njëri nga institucionet me të besueshëm në nivel vendi, e ranguar si e dyta, pas FSK-së, e kjo falë angazhimit të menaxhmetit por edhe punës së stafit të SHKK-së”.
“Shërbimi Sprovues – ka kryer detyrat në drejtim të mbikëqyrja e ekzekutimit të masave dhe dënimeve alternative, mbikëqyrja e të liruarve me kusht nga burgu; po ashtu është angazhuar në ngritjen e vetëdijes se opinionit profesionist për rendësin e shqiptimit të masave dhe dënimeve alternative”.
“Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar ka ekzekutuar gjithsej 92 vendime të dërguara nga gjykatat, për administrimin e pasurisë të sekuestruar ose të konfiskuar. Nga këto vendime, 54 vendime janë për sekuestrim, 22 vendime për konfiskim, 16 vendime për kthimin e pasurive. Gjithashtu, nga 6 ankande dhe janë realizuar të hyra nga shitja në shumën e përgjithshme prej më shumë se 33 mijë euro”.
“Instituti i Mjekësisë Ligjore: ka zbatuar urdhëresat për zhvarrime, duke marrë pjesë në 15 lokacione: 12 lokacione në Republikën e Kosovës dhe 3 lokacione në Republikën e Serbisë, si rezultat i këtyre zhvarrimeve janë gjetur gjithsej 11 trupa- mbetje mortore. Po ashtu, ka kryer autopsi për 230 raste, ekzaminime klinike për 62 raste, si dhe janë punuar 138 analiza nga laboratori i toksikologjisë”.
“Në fushën e bashkëpunimi juridik ndërkombëtar- tashmë e kem të ratifikuar marrëveshjen e bashkëpunimit me Italinë, po ashtu janë procesuar gjithsej 2254 kërkesa për ndihmë të ndërsjellë juridike, prej të cilave 1374 nga autoritetet vendore gjyqësore drejtuar shteteve të huaja dhe 880 kërkesa nga autoritetet gjyqësore të huaja drejtuar Kosovës, si dhe janë realizuar gjithsej 28 ekstradime, prej të cilave 12 nga Kosova dhe 16 anasjelltas, nga shtetet tjera për në Kosovë”.
“Kemi filluar punën për ri-themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë. Një vëmendje të veçantë i është kushtuar kompensimit të viktimave të krimit – janë shqyrtuar gjithsej 55 raste të paraqitura, nga të cilat 22 janë aprovuar dhe shuma e kompensuar është mbi 91 mijë euro”.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend