Shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, e ka bërë të qartë se ata janë të vendosur që të respektohet neni 82.2 e Kushtetutës së Kosovës.
Selimi u shpreh se Thaçi nga pozita e presidentit nuk duhet ta anashkalojë këtë nen, teksa ka bërë të ditur se askush nuk duhet të pres përgjigje tjetër rreth kësaj çështje, prej asaj që ka deklaruar kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Thaçi nga pozita e presidentit nuk duhet ta anashkalojë nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili i referohet situatës pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë. Askush nuk duhet të presë përgjigjje tjetër nga deputetët e LV-së prej asaj që është deklaruar Albini si kryeministër”, ka thënë Selimi për Blic.
I pyetur se kur do t’i kthejnë përgjigje pasi Lëvizja Vetëvendosje, u mandatua për herë të dytë për ta formuar qeverinë, Selimi u shpreh se do të përgjigjen ne momentin dhe mënyrën e duhur.“Sidoqoftë, ne do t’i përgjigjemi në momentin e duhur në mënyrën e duhur”, ka thënë ai.Në anën tjetër, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri të ditur se vendi nuk duhet të ketë qeveri të re, pa shkuar fillimisht në zgjedhje.
Kurti në këtë shkrim, tha se me veprimet e Thaçit, po shihet se ai nuk është president neutral.“Ajo që ishte e nevojshme por nuk u bë, përbën shkelje. Presidenti ka vendosur të anashkalojë nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili i referohet situatës pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë. Presidenti po sillet thua se Qeveria varet nga Kuvendi por ky s’varet nga populli, thua se zgjedhjet demokratike janë mjet por jo edhe vlerë.Ajo që ishte e panevojshme por u bë, po ashtu përbën shkelje. Presidenti takoi gjitha partitë parlamentare politike, dhe, më pas kërkoi nga subjekti ynë fitues i zgjedhjeve të propozojë kandidatin për Kryeministër. Pra, Presidenti nuk është neutral, ai ka interes politik dhe synim personal, gjersa duhej t’ishte i paanshëm e procedural. Disi don të besojë se 25 marsi 2020 ka ndodhur pa 3 shkurtin 2020! Sidoqoftë, ne do t’i përgjigjemi, në një moment të përshtatshëm, në këtë kohë virusi” ka shkruar Kurti.
Presidenti Thaçi pas takimeve me krerët e partive, përmes një letre i ēshtë drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje, që ta nominojë kandidatin e saj për kryeministër.Në anën tjetër, lëvizja e Kurtit po dëshiron që vendi të shkojë në zgjedhje, pas përfundimit të pandemisë COVID-19.Mirëpo, një kërkesë e tillë nga LVV- së, nuk ka gjetur mbështetjen e LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe NISMA Socialdemokrate.
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...