Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë që është për t’u habitur fakti se si kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj me të ardhur në pushtet kanë ndërruar qëndrimet.
Sipas Selimit, Haradinaj e Limaj sa ishin në opozitë kundërshtonin fuqishëm qëndrimet e presidentit Thaçi, ndërsa tani po i mbrojnë ato, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se është e çuditshme se si kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendësi i tij Fatmir Limaj, të cilët në kohën sa ishin në opozitë e kundërshtonin presidentin Hashim Thaçi, me të ardhur në pushtet kanë ndryshuar qëndrim, duke e përkrahur kreun e shtetit.
Këtë deklaratë Selimi e ka dhënë në një intervistë për gazetën “Zëri”.
Deputeti Selimi në këtë intervistë në mes të tjerash ka folur edhe për protestat e paralajmëruara nga Lëvizja Vetëvendosje, për të cilat ka thënë që nuk varet nga partia e tij nëse do të kenë dhunë ose jo, por është në dorë të Qeverisë së shtetit se a do të përdorë dhunë ndaj protestuesve.
Selimi po ashtu ka folur edhe për listat e fryra të veteranëve, me ç’rast ka thënë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte më shumë se 20 mijë ushtarë.
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...