Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se fokus diskutimi në takimin e parë të rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi ishte tema e personave të pagjetur dhe bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Selimi përmes një shkrimi në facebook ka thënë se Kosova është e gatshme për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese, që nënkupton njohjen ndërmjet dy shteteve në kufijtë ekzistues, shkruan arbresh.info.
Ai tutje ka thënë se tani është koha për të arritur progres dhe për mbylljen e çështjeve të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Postimi i tij i plotë:
Si përfaqësues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot isha pjesë e delegacionit kosovar, të udhëhequr nga Kryeministri Hoti, në takimin e parë të rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi, ku fokus diskutimi ishte tema e personave të pagjetur dhe bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve. Kosova është e gatshme për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese, që nënkupton njohjen ndërmjet dy shteteve në kufijtë ekzistues. Tani është koha për të arritur progres dhe për mbylljen e çështjeve të hapura ndërmjet dy shteteve, adresimin e dëmeve të luftës dhe vendosjen e drejtësisë për viktimat!
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke