Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, se e ka lënë në dorë të Beogradit krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Ai ka theksuar se para dy vitesh deputetët e Listës Serbe kanë qenë në Beograd pikërisht në kohën kur pritje të diskutohej rritja e përgjegjësive të FSK-së, e ku sipas tij atje u morrën direktivat se si duhet të veprohet me këtë punë.
“Deputetët serbë para dy vitesh ishin në Beograd për të vendosur në lidhje me FSK-në. Prej asaj dite kjo punë është në dorën e Beogradit që të formohet FAK-u apo jo”, u shpreh deputeti Selimi.
Sipas tij Qeveria qysh sot mund t’i rris përgjegjësitë e FSK-së, pasi sipas tij asnjë ligj nuk e ndalon që Forca e Sigurisë së Kosovës të jetë më e pajisur, më e armatosur dhe me numër më të madh ushtarësh.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet