Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka komentuar zhvillimet e fundit dramatike në partinë ku ai bën pjesë.
“Po vazhdon një debat që së shpejti do të ketë një epilog”, ka thënë Selimi në Info Magazine të Klan Kosovës.
Selimi nuk ka dashur t’i komentojë grafitet e sotme “S’ka BABË, ka ide” që vijnë pas zhvillimeve të fundit në Vetëvendosje.
“Nuk i komentoj se nuk jam në dijeni”, është shprehur ai.
Por deputeti i Vetëvendosjes ka insistuar se krejt këto zhvillime brenda Vetëvendosjes pasqyrojnë vetëm një debat të brendshëm.
“Mund të konfirmoj se po vazhdon një debat i brendshëm që nuk ka ngel vetëm brenda, debatet e tilla për Vetëvendosjen nuk janë të natyrshme, janë për subjektet tjera, prandaj edhe janë bërë lajm”, ka thënë Selimi.
Ai ka folur edhe për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, dhe faktin se deputetët Vetëvendosjes kanë nisur sot të mbledhin nënshkrimet e anëtarëve për mbajtjen e n jë mbledhje të tillë.
“Këshilli e ka kohën që të ndodhë, jemi afruar në limitet e mbajtjes së këtij Këshilli, qoftë me nënshkrime, apo pa nënshkrime, kjo mbledhje do të mbahet”, ka thënë Selimi.
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Putin thotë se bisedimet e mundshme me Ukrainën mund të mbah...
Liverpooli fiton ndaj Leicesterit dhe shkëputet në tabelë
Abdixhiku thotë se 40 mijë mërgimtarë e mbështesin LDK-në: S...