Petrit Selimi, ish ministër i Jashtëm i Kosovësi ka thënë se në bisedat që ka pasur me një numër diplomatësh që e përkrahin sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës ata kanë shprehur qëndrimin e tyre se 6 pikat e kryeministrit Kurti për Asociacionin janë “hap në drejtimin e duhur”.
“Një numër diplomatësh nga shtetet që mbështesin sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës me të cilët kam folur thonë që “6 pikat” janë “hap në drejtimin e duhur”, ka shkruar Selimi na Twitter.
Ai tutje thotë se shumica prej gjashtë pikave janë të përfshira në propozimin franko-gjerman që përkrahet edhe nga SHBA-ja.
Number of diplomats I’ve talked to from countries supporting sovereignty & independence of Kosovo say PM Kurti’s “6 points” are a “step in right direction”. Most points are already embedded in the joint 🇫🇷🇩🇪🇺🇸🇪🇺 plan. Time is of essence though, considering April local elections.
— Petrit Selimi (@Petrit) February 4, 2023
“Megjithatë, koha është thelbësore, duke pasur parasysh zgjedhjet lokale të prillit”, përfundon Selimi. /arbresh.info/
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...