Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se bashkë me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza-Haradinaj-Stublla, sot janë takuar me Bruce Sëartz nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Selimi ka deklaruar se për fuqizimin e sistemit të drejtësisë mbetet e pazëvendësueshme përkrahja e miqve amerikan.
“Në Washington, me ministren Haradinaj-Stublla patëm një bashkëbisedim të frytshëm me Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin e falënderova për tërë vullnetin dhe investimin amerikan për konsolidimin e drejtësisë në Kosovë, që ka rezultuar të jetë shumë i suksesshëm”.
“Në rrjedhë të takimit, e informova z. Swartz për ecurinë e reformave në sistemin e drejtësisë dhe diskutuam për mundësinë̈ e zgjerimit të bashkëpunimit, veçanërisht për ngritjen e kapaciteteve të gjyqësorit dhe prokurorisë në Kosovë, që mund të implementohet duke sjelle përvojën direkte të gjyqtarëve dhe prokurorëve amerikanë tek ata kosovarë. Kosova është e bekuar që ka përkrah ShBA-në dhe miqësinë me të do ta kultivojë si vlerën më të çmuar të saj”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse