Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se në dialogun me Serbinë që do të mbahet në Bruksel, çështja e parë që do të diskutohet është fati i të pagjeturve.
Ajo këto komente i bëri gjatë raportimit në Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut
Kryeministri Avdullah Hoti nuk po merr pjesë në komision, ndërsa për këtë temë ka deleguar ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi.
“Me rinisjen e dialogut në Bruksel jemi deklaruar se çështja e të pagjeturve do të jetë çështja e parë, pa të cilët nuk mund dhe nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Kjo tregon edhe për përkushtimin tonë si Qeveri. Gjatë tri takimeve të zhvilluara në nivel ekspertësh në Bruksel janë vendosur parimet bazë për zgjidhjen efikase të kësaj çështjeje. Në marrëveshjen në Bruksel parashihet të krijohet komision i përbashkët që do të udhëhiqet nga një përfaqësues i BE-së dhe që do të jetë përgjegjës për zbardhjen e fatit të të pagjeturve”, tha Selimi.
Ai shtoi se “Serbia ka informata të bollshme për vendndodhjen e të pagjeturve por ajo vazhdon ta luajë rolin e saj obstruktiv”.
Ndërsa, ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj po ashtu ka deleguar një përfaqësues nga dikasteri i saj./arbresh.info/
Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kurbin
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Kurti uron Krishtlindjet: Kujdesi dhe dashuria për tjetrin n...
Rusia nis një tjetër sulm në shkallë të gjerë ndaj infrastru...
Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kurbin
Fenerbahce e gatshme të paguajë shifrën dyshifrore për trans...