Google ADS

Selim Selimi e Albulena Balaj-Halimaj udhëtuan në Bruksel por Hoti i vetëm hynë në takim me Vuçiqin

08:44 | 16 Korrik 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq do të takohen sot në Bruksel në orën 16:00.

Takimi do të mbahet në disa seri të ndara, raporton Arbresh.info.

Takimi do të zhvillohet në kuadër të Përfaqësuesi të Lartë të Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i shoqëruar nga Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Ani pse nga Kosova kanë udhëtuar edhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj-Halimaj, në takim do të hy vetëm shefi i qeverisë kosovare, Avdullah Hoti.

As Selimi e as Balaj-Halimaj, nuk do të jenë pjesë e takimit me presidentin e Serbisë, Aleksader Vuçiq.

Të dyja këta janë të dërguar nga parti e tyre si të dërguar në procesin e dialogut.

Burimet e Arbresh.info, kanë bërë të ditur se takimi do të jetë i mbyllur dhe se vetëm kryeministri Hoti do të hy në takim.

Nuk është bërë e ditur agjenda e Selim Selimit dhe e Albulena Balajt-Halimi, se me kë do të takohen në Bruksel, shkruan Arbresh.info.

Për herë të parë pas më shumë se 20 muajsh në Bruksel do të zhvillohet një raund i dialogut në nivelin më të lartë mes Kosovës dhe Serbisë me aktorë të rinj krahasuar me periudhën kur ishte ndërprerë me arsyetimin e Serbisë se nuk mund të ketë dialog në kushte, pasi Kosova kishte vendosur tarifat prej 100 për qind për importin e mallrave nga Serbia.

Zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj sot udhëton në Bruksel për dialogun

Edhe ministri Selimi udhëton drejt Brukselit

Zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj sot udhëton në Bruksel për dialogun

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme