Selim Pacolli i AKR’së do jetë kandidati i kësaj partie për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale të tetorit që do të mbahen në Kosovë.
Kandidaturën e tij e ka zyrtarizuar kryetari i subjektit politik, Behgjet Pacolli, nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’.
Siç deklaron Pacolli, nënkryetari aktual i Komunës së Prishtinës ka arritur ta dëshmojë vetën në menaxhimin e kësaj komune.
“Selimi e ka dëshmuar veten si një menaxher i aftë dhe vizionar që mund të adresojë sfidat e Prishtinës, të angazhohet me qytetarët dhe të sjellë zgjidhje për problemet dhe sfidat me të cilat përballet Prishtina”, ka deklaruar kryetari i AKR’së.
Deri më tani, për Prishtinën janë zyrtarizuar tre kandidatë për kryetar; Përparim Rama nga LDK, Daut Haradinaj nga AAK dhe Selim Pacolli nga AKR.
Postimi i plotë i Pacollit:
“Kam kënaqësinë të shpall kandidaturën e Selim Pacollit për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re (AKR).Selimi e ka dëshmuar veten si një menaxher i aftë dhe vizionar që mund të adresojë sfidat e Prishtinës, të angazhohet me qytetarët dhe të sjellë zgjidhje për problemet dhe sfidat me të cilat përballet Prishtina.Prishtina ka nevojë për menaxher dhe vizion. Selimi mund ta ofroj këtë për ta sjellë Prishtinën në një nivel të lartë, më një model të ri, për të zgjidhur sfidat e përditshme dhe për të sjellë më shumë investime dhe më shumë zhvillim në qytet dhe një jetë më të mirë për qytetarët e qytetit.Unë do të jem mbështetës i fuqishëm i Selimit në garë dhe Së bashku do t’i kthejmë krenarinë në qytet.”/arbresh.info/
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...