Kandidati i AKR-së për Prishtinën Selim Pacolli ka bërë homazhe para varrit të presidentit historik Ibrahim Rugova, raporton arbresh.info
Ai më pas ka vazhduar me bashkëpunëtorët tek varret e dëshmorëve në lagjen Velania.
Me rastin e fillimi të fushatës njëmujore Pacolli ka thënë se pa veprën e presidentit Rugova dhe gjakun e dëshmorëve nuk do të ishte e mundur të ishte Prishtina kjo që është.
“Me rastin e fillimit të fushatës parazgjedhore për të parin e Prishtinës, në shenjë mirënjohje, konsiderate, për të gjithë të rënët e dëshmorët e kombit e për veprën e presidentit Rugova, ishim sot për të vënë lule për secilin dhe për të respektuar veprën dhe punën e tyre. Prishtina pa veprën e tyre, pa gjakun e dëshmorëve do të ishte e pamundur të ishim këtu. Konsideroj që ky ishte gur themeli i shtetit tonë dhe pavarësisë tonë”, është shprehur ai./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1546679265397160/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin