Google ADS

Selim Pacolli tregon prapaskenat e marrëveshjes me Shpend Ahmetin

20:48 | 9 Nëntor 2017
M. A.

Selim Pacolli, i cili doli i treti në zgjedhjet lokale, ka dhënë detaje të prapaskenës së marrëveshjes së arritur mes tij dhe Shpend Ahmetit.

Ai tregon pse e zgjodhi kryetarin aktual dhe jo Arban Abrashin e LDK’së.

Edhe pse deri dje Pacolli kishte deklaruar se po zhvillonte bisedime të barabarta me të dyja palët, ai shprehet se preferencat e tij ishin ndarë që moti.

Ai tha se bisedimet me Shpendin kishin nisur menjëherë pas zgjedhjeve dhe për shkak se kryetari i tanishëm i Prishtinës nuk kishte nguruar ti bënte ofertë Pacollit, ky i fundit e kishte pranuar.

Ish-kandidati i AKR’së tregon se ai është takuar me Arban Abrashin dhe i ka kërkuar atij ofertë për bashkëqeverisje, por meqenëse kandidati i LDK’së nuk e kishte pranuar, Pacolli ka vazhduar me Shpend Ahmetin e gatshëm për koalicion.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme