Selim Pacolli: T’i japim fund fatkeqësive rrugore

15:34 | 8 Tetor 2017
Arbresh.info

I shoqëruar nga kandidatët për asamble komunale dhe të rinjtë e shumtë të kryeqytetit, Selim Pacolli, kandidat i Aleancës Kosova e Re për Kryetar të Prishtinës vizitoi sot Qendrën për Transfuzionin e Gjakut në QKUK.

Selim Pacolli tha që simbolika e sotme e dhurimit të gjakut ka për qēllim t’i përkrahë njerëzit në nevojë dhe t’i shërbejë ndërgjegjësimit qytetarë e institucional për sigurinë rrugore.

Në fjalën e tij para mediave Pacolli tha se dhurimi i gjakut është dhurim i shpresës, duke potencuar se ai dhe ekipi i tij duan të solidarizohen me qytetarët që në një formë ose tjetër janë prekur nga aksidentet. Kandidati i Aleancës Kosova e Re ju referua shifrave të larta të aksidenteve dhe humbjes tragjike të jetës nga shumë qytetarë të Kosovës dhe Prishtinës, ndërsa vetëm në regjionin e Prishtinës, Pacolli tha të kenë pësuar 3200 qytetarë, 23 me fatalitet.

“Sot po dhurojmë gjak për aksidentet e ardhshme: fatkeqësisht politikanë vetëm po flasin, por nuk po bëjnë shumë as kur është fjala për sigurinë në trafik. Tani është koha të ndalemi së foluri dhe të fillojmë të veprojmë. Pas zgjedhjeve, prioriteti im kryesor do të jetë ta bëjë trafikun më të mirë dhe më të sigurt. Deri atëherë, të shpresojmë se nuk do të ketë më aksidente askund” ka thënë Pacolli.*

Pacolli premtoi që programi i tij do t’i jap fund kaosit në trafik, të përmirësojë sinjalistikën, vendosjën e sinjalistikës dhe ndriçimit. Për Pacollin, institucionet duhet të veprojnë dhe duhet plan për vendosjen e rregullit dhe sigurisë në trafik./arbresh.info/

Të ngjashme