Google ADS

Selim Pacolli: Ne dalim për “faqe të zezë” në PISA dhe sport, se s’kemi infrastrukturë adekuate

22:24 | 14 Janar 2025
E.G

Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Selim Pacolli (2) ka folur rreth tre faktorëve që preukopojnë secilin qytetar të vendit, pra infrastrukturë, shëndetësi dhe kulturë.

Ai ka thënë se infrastruktura sportive është e mangët dhe se duhet shumë përkushtim që të sjellim një standard evropian në zhvillimin e saj.

“Deri sot unë kam parë disa maketa, që disa subjekte politike i shfaqin edhe në program të tyre, ato nuk janë reale, ma sillni cilindo arkitekt, ju garantoj që nuk janë projekte të detajuara, por vetëm projekte vizuele. Nuk ka projekt zbatues për to, as prona të ndara, dhe ne sot po flasim organizimin e lojërave olimpike mesdhetare, është obligim para organizatorit që të lëviz diçka në këtë drejtim, por kjo gjë nuk ka ndodhur”, është shprehur Pacolli rreth kësaj çështje.

Pacolli gjithashtu ka folur edhe për infrastrukturën e arsimit.

“Na janë larguar nga Kosova mbi 200.000 njerëz në katër vitet e fundit, sidomos me liberalizimin e vizave, e ne akoma parashohim ndërtim të shkollave të nivelit të ulët, por pyetja është, ku i marrim ata nxënës?” ka ngritur shqetësimin Pacolli.

Tutje numri 2 i Listës për Familjen ka thënë se pikërisht infrastruktura e dobët ndikon në cilësinë e arsimit, prandaj edhe Kosova del “për faqe të zezë” në testin PISA, derisa në shumicën e rasteve sulmohen mësimdhënësit.

Të ngjashme

Foto lajm