Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AKR-së, Selim Pacolli, ka ftuar të gjithë kundër kandidatët e tij, Shpend A. Ahmetin, Arban Abrashin, Arbër Vllahiun, Lirak Çelajn e Shyqiri Bytyqin t’i bashkohen në atë siç e ka quajtur ai në një festë për fillimin e një gare demokratike dhe të sinqertë, transmeton arbresh.info.
“Sonte, nga ora 23:00, jeni të ftuar në hapjen e fushatës zgjedhore që fillon nga ora 00:01”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Postimi i tij:
Të nderuar qytetarë,
Sonte, nga ora 23:00, jeni të ftuar në hapjen e fushatës zgjedhore që fillon nga ora 00:01.
Kam ftuar publikisht edhe të gjithë kundër kandidatët Shpend A. Ahmeti, Arban Abrashi, Arbër Vllahiu, Lirak Çelaj e Shyqiri Bytyqi që të bashkohen në këtë festë për të filluar një garë demokratike dhe të sinqertë.
E rëndësishme që në fund të fitojë Prishtina dhe qytetarët e saj!
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...