Nesër hyn në fuqi vendimi i Komunës së Prishtinës për ndalimin e hyrjes së veturave që vijnë nga vendet e tjera në Prishtinë.
Nënkryetari i Prishtinës Selim Pacolli ka apeluar tek qytetarët që nuk kanë urgjenca të mos hyjnë me vetura në qytet por të përdorin trafikun urban.
“Apeloj tek qytetarët e Kosovës të cilët nuk kanë urgjenca në kryeqytet që të mos hyjnë me vetura në qytet ose të përdorin trafikun urban si transport alternativ”, ka thënë Selimi për portalin Arbresh.info.
Ai ka thënë se është i vetëdijshëm që nesër do të shkaktohet kaos në Prishtinë për shkak të ndalimit të veturave që vijnë nga vendet e tjera në Prishtinë.
“Ne jemi të vetëdijshëm që ky vendim do të shkaktojë kaos. Ne jemi mundu që masa maksimale që të kufizojmë vetëm pjesën e brendshmen të qytetit dhe pjesa tjetër është e lirë. E shpresoj që qytetarët do të kenë mirëkuptim e nuk do të futën me vetura në kryeqytet”, ka thënë Pacolli.
E qytetarët thonë se ky vendim është i vonuar dhe nuk është zgjidhje afatgjate./Arbresh.info/
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...