Është mbajtur në fshatin Marevc të Prishtinës një manifestim për nder të dëshmorëve të Prishtinës.
Fatmir Sopi komandant i Brigadës, tha se kjo ditë është mjaft e rëndësishme për Marecin.
“Këta dëshmor dhe martirë dhanë jetën qe ne sot ta jetojmë të lirë. Sot kujtojmë qëndresën dhe durimin nga marrja e plagëve dhe heroizmin e tyre. Dëshmoret janë të pavdekshëm pasi jeta dhe vepra e tyre do të kujtohet përherë. Ne na mungon prezenca fizike por ata do të jetojnë përherë me ne”, ka thënë Sopi.
Ndërsa, Selim Pacolli nënkryetar i komunës së Prishtinës tha se pikërisht sot e 19 vite më parë ky vend shërbente për t’i shëruar plagët e luftëtarëve.
“Gjaku i këtyre u bë gurthemel për lirinë. Sot është mburrje dhe krenaria jonë sot e përkujtojmë rezistencën dhe pritjen e kësaj malësie gjatë luftës. Duhet të na vret ndërgjegjja që edhe pas 19 vite shtëpitë dhe shtabet e asaj kohe janë anashkaluar nga të gjitha qeveritë. Ne si komunë kemi ndarë një buxhet për mirëmbajtjen e këtyre varrezave. Amaneti i dëshmoreve nuk ishte për një Kosovë që sot e kemi. Pasi sot ne ende presim një ndihmë nga gjelati dhe armiku jonë për ta bërë ushtrinë. dëshmorët nuk luftuan për këtë. Ata e deshën një vend sovran dhe unikë”, u shpreh Pacolli.
E Shemsi Syla deputet në Kuvendin e Kosovës tha se ky vend e dha provimin në kohen kur më se shumti ju deshtë.
“Të jeni krenar sepse e dhatë atë më të çmueshmen. Por është dëshpëruese ku jemi tani . Çdo vit premtohet për një jetë më të mirë edhe për këtë vend por asnjëherë deri më tash për këtë anë nuk është bërë asgjë”, ka thënë Syla.
Sot paradite, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, nënkryetari Selim Pacolli, ish-komandantë të UÇK-së e përfaqësues të veteranëve të luftës kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të Prishtinës./Arbresh.info
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit