Kandidati i AKR’së për kryetar të Prishtinës Selim Pacolli ka dhënë detaje rreth planeve që ka ai për qeverisje në kryeqytet.
Pacolli i cili aktualisht është nënkryetar i Shpend Ahmetit ka folur edhe për gjendjen aktuale në komunë.
“Nuk është keq, por ne nuk mundemi edhe të mburremi”, tha Pacolli në emisionin “DPT e Fidani”.
“Pasi Prishtina duhet me u ndërtuar shumë dhe ne nuk kemi mundur të investojmë në infrastrukturë”, shtoi ai.
Pacolli ka folur edhe rreth kundërkandidatëve të tij për kryetarë të Prishtinës.
Ai nuk e sheh Daut Haradinajn si kryetar në kryeqytet dhe për këtë ka disa arsye.
“Dikush mund të ketë edhe zili ai (Shpend Ahmeti) është student i Harvardit por edhe ai ka pasur çalime në punën e tij. Haradinajn e vlerësoj, ka vlerat e veta e sidomos në fushën ushtarake, ka qenë deputet dhe nuk shoh diçka e cila nuk ecën. Është një pengesë së Daut Haradinaj nuk është i Prishtinës. Nuk pres ndonjë mundësi që ai mund të jetë kryetar i Prishtinës”, tha Pacolli.
Ndërkohë kandidatin e LDK’së Përparim Ramën e ka quajtur “arkitekt të zoti”.
Arben Vitia përmendet si kandidat i mundshëm i VV’së për kryetar të Prishtinës. Por çka thotë Selimi për Ministrin e Shëndetësisë.
“Kam pas rast të punojmë në komunë afërsisht dy vjet. Arbeni është një djalë i urtë, i vyshëm e i sinqertë. Por e kam një dyshim, sa është i gatshëm me i çua gjërat përpara pa e pas dikë prapa me shty”, shpjegoi Pacolli.
Ndërsa komente pati edhe për Uran Ismailin, kandidatin e PDK’së.
“Urani ka pasur sukses i Ministër i Shëndetësisë. Është djalë i mirë, djalë urban”, theksoi Pacolli.
Pacolli mendon se AKR do të jetë befasi në zgjedhjet e tetorit.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...