Selim: Nuk do ta votojë Haradinajn për kryeministër

20:01 | 19 Korrik 2017
Arbresh.info

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi përmes një statusi në rrjetin social Faebook ka treguar edhe një herë qëndrimin e tij për ta votuar Ramush Haradinajn për kryeministër të Koalicionit PAN, shkruan Arbresh.info

Selimi ka thënë se ai vazhdon te këtë miqësi me familjen Haradinaj por ai do të vazhdon të i’u qëndron besnik votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe se kandidati i tij për kryeministër është Albin Kurti.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plot:

RIKUJTIM, JO REAGIM

Po dëgjoj diku-diku, neper disa emisione, komentime jo korrekte sa i përket qëndrimin tim ndaj Koalicionit PAN dhe kandidatit te tyre për Kryeministër Z. Haradinaj
Jo ne pak raste po vërej tendenca te përçarjes dhe poashtu tendenca qëllimkëqija te rrënimit te miqësisë mes meje dhe Familjes se respektuar Haradinaj.
Për “disa kureshtare” po e publikoj një pjese nga intervista ime e sotme ne “Epoka e Re” qe ka te beje me ketë teme. Nëse dikush e ka problem ketë qëndrim le ta thotë dhe le ta analizoje drejte.
Besoj se edhe vete Haradinaj e çmon qëndrimin tim parimor, ne ketë rast kundërshtues, ne lidhje me ketë teme.

Me poashtu po e publikoj përgjigjen time për ketë teme dhëne sot gazetës Epoka e Re.

“Epoka e re”:
Ju personalisht keni raporte të mira me familjen Haradinaj, veçanërisht me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për shkak të kaluarës. A do të ndikojnë këto raporte që ju ta votoni z. Haradinaj për kryeministër?
Si
Selimi:
Unë kam dhe shpresoj te kem gjithmonë raporte te mira miqësorë me Familjen Haradinaj. Por nuk do te thotë se miqësia te kuptohet si lojalitet politik ndaj njeritjetrit. Ne i kemi ekipet e ndara politike e poashtu edhe aleatet. Z. Haradinaj është kryetar i AAK-se dhe i ka zgjedhur me vetëdije aleatet e vet politike. Kjo është zgjedhja e tyre dhe une e pranoj si fakt.
Por unë jam deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, i zgjedhur nga votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, kam besimin e tyre dhe do t’ju qëndroj besnik votuesve te Lëvizjes Vetëvendosje! Une jam deputet i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati im për Kryeministër është Albin Kurti. Unë nuk jam aksidentalisht ne Lëvizjen Vetëvendosje!

“EPOKA E RE”, 19 Korrik 2017

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme