Mishi i prishur dhe i vjetër rreth 12 vjet, që është futur nga Belgjika në Kosovë, ka ngjallur debat të shumtë në Kosovë.
Kjo çështje është bërë temë diskutimi edhe në parlamentin belg, por jo edhe në atë kosovar.
Lidhur më këtë, kryetari i Shoqatës ‘Konsumatori’, Selatin Kaçaniku, thotë se kjo sasi e mishit për të cilën po flitet aktualisht, është konfiskuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë para dy vitesh.
“Këtë temë ne e kemi trajtuar para dy vitesh, edhe në aspektin problemor. Kemi kontaktuar dhe me AVUK-un. Duke iu falënderuar reagimit nga Kosova parlamenti belg e ka ngritur këtë çështje. Domethënë në një mënyrë mund të merret edhe si storie e suksesit. Në gjithmonë mund të merremi me koeficientin e sasive të mundshme të sasive të mishit që kanë mundur me hy. AVUK-u këtë sasi e ka gjetur dhe e ka konfiskuar para dy vitesh”, ka deklaruar Kaçaniku në një prononcim për Periskopin.
Kaçaniku tregon në Kosovë kontrabanda e mishit dhe kafshëve prek edhe majat më të larta dhe është një lloj i veçantë i kontrabandës, që së bashku me kontrabandën e barërave dhe derivateve të naftës thotë që e kalon shumën prej 1 miliardë euro.
“Probleme sektori i mishit ka jashtëzakonisht shumë. Problem i madh është edhe kontrabanda. Sasi enorme kontrabandohet dhe dyshohet që kjo kontrabandë është një lloj i veçantë i krimit të organizuar, sepse dyshohet që i prek edhe majat më të larta se që është kontrabanda prej këtyre kontrabandistëve të thjeshtë të lopëve dhe kafshëve. Sasia ose vlera e kësaj kontrabande së bashku me kontrabandën e barërave dhe derivateve të naftës e kalon 1 miliardëshin”, ka thënë Kaçaniku për Periskopin.
Kaçaniku ka drejtuar kritikat edhe nga politika lidhur me parregullsitë që bëhen në tregun kosovar.
“Kjo është shumë e ditur, nëse të gjitha menaxhmentet dhe bordet e ndërmarrjeve publike e agjencioneve, janë politike, nëse kemi parasysh që partitë politike përkundër faktit që financohen nga taksapaguesit e Kosovës, ata marrin edhe financim nga bizneset. Disa janë edhe hisedarë edhe themelues të disa bizneseve të caktuara, atëherë del që partitë politike janë një lobi që i mbron interesat e veta, dhe jo interesat e konsumatorit taksapagues”, ka përfunduar ai.
Kurti dhe Mickoski diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...