Google ADS

Selakoviq: Serbia s’e shkel marrëveshjen e Washingtonit, por s’jemi vëzhguese memece

17:20 | 18 Shkurt 2021
L G

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikola Selakoviq, deklaroi sot se Serbia po i përmbahet detyrimeve të saj nga marrëveshja e Washingtonit, por ai thekson se nëse të tjerët nuk i përmbahen këtyre detyrimeve dhe se Serbia nuk do të jetë, siç tha ai, “kukull voodoo” dhe “vëzhguese memece”. raporton Tanjug.

Në konferencën e sotme për shtyp pas takimit me homologun e tij maqedonas, ministrin shqiptar Bujar Osmani, ai komentoi pretendimet e mediave atje se pesë vende në botë janë të gatshme ta tërheqin vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

I pyetur nëse kjo do të thotë që Beogradi do ta vazhdojë fushatën në luftën për çnjohje, sepse Prishtina po vazhdon aktivitetet e lobimit në nivelin global për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, gjë që ishte pezulluar nga marrëveshja e Washingtonit, Selakoviq tha se Serbia po vepron si partner dhe shtet i besueshëm, ndërsa shtoi se duhet t’i përmbahen asaj që është rënë dakord, “që do të thotë se nuk jemi dikush që shkel marrëveshjet”.

“Ne jemi duke iu përmbajtur detyrimeve tona nga marrëveshja e Washingtonit, megjithatë, nëse të tjerët nuk u përmbahen atyre, nuk duhet të presim që të jemi vetëm një kukull voodoo dhe një vëzhgues memece”, tha shkurtimisht Selakoviq,transmeton Gazeta Express.

Ai shtoi se Beogradi i jep përparësi absolute dialogut si mënyrë për t’i zgjidhur të gjitha çështjet e hapura, si çështjet e brendshme ashtu edhe ato rajonale me interes për Serbinë.

Të ngjashme