Ministri i jashtëm serb, Nikolla Selakoviq, i cili bashkë me Aleksandar Vuçiqin ishte i pranishëm sot në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha sot në Bruksel se pala serbe hasi në “murin” e Kosovës dhe se nuk ishte e mundur të bihej dakord për asgjë.
“Unë kujtoj negociatat tetë vjet më parë, kështu që unë mund të konfirmoj atë që tha presidenti, se unë kurrë nuk kam marrë pjesë në një takim si ky, që do të thotë se kemi pasur një mur nga përfaqësuesit e Prishtinës të cilët nuk dëshironin ndonjë marrëveshje”, tha Selakoviq, raporton Tanjug.
Sipas tij, pozicioni i Kurtit ishte që të minonte gjithçka, duke mos llogaritur asgjë që u negociua dhe u ra dakord deri në ardhjen e Kurtit në pushtet.
Për Kurtin, shton ai, s’kishte asnjë temë që u iniciua, qoftë edhe nga Miroslav Lajçak ose Josep Borrell, e që ishte e pranueshme.
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër