Qeveria e Kosovës do të lehtësojë masat për hyrje në Kosovë, nga qytetarët jashtë Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai tha se në këtë takim u bisedua edhe për rivendosjen e komunikimit.
“Këto takime janë në funksion të një rivendosje të komunikimit mese të nevojshëm. Rajoni ka zhvillime dhe për këtë na duhet bashkëbisedim në mes njerëzve që duhet të kenë një urë që i bashkon që të marrin vendime të rëndësishme. Diskutuam edhe për pandeminë dhe masat të cilat janë vënë nga Qeveria e Kosovës, për të cilat morëm lajmin se do të lehtësohen”, tha Sela, raporton arbresh.info.
Qeveria e Kosovës në masat e reja që kishte vendosur javë më parë kishte vendosur se qytetarët të cilët nuk janë banorë të Kosovës, nuk mund të hynë në Kosovë pa dëshminë e vaksinës së dytë dhe testit PSR, ose të kenë marrë tri doza të vaksinës kundër Covid-19.
Kjo masë ishte kundërshtuar nga qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe ata në Luginë të Preshevës.
Se masat e vendosura do të rishqyrtohen e ka konfirmuar edhe ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi./arbresh.info/
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...